Sport

Respektojeni himnin çek, pavarësisht asaj që ndodhi në Pragë –

Shqipëria do të kërkojë mbrëmjen e nesërme revanshin kundër Republikës Çeke. Të dyja skuadrat do të provojnë të marrin tre pikët në “Air Albania”, pasi në të dy kampet objektiv është vendi i parë në grup. Arlind Ajeti është paraqitur përpara gazetarëve në konferencën e sotme për shtyp, ku i është përgjigjur pyetjeve në lidhje me sfidën e radhës të kuqezinjve në Ligën e Kombeve.

“Besoj se i kemi cilësitë e duhura që të arrijmë edhe kualifikimin në Botëror. Por është rrugë e gjatë. Nëse të gjithë mundohemi të japim maksimumin dhe të lëmë shpirtin për Kombëtaren, do ta arrijmë edhe atë. I bëj thirrje të gjithë tifozëve që ta respektojmë himnin e Çekisë nesër. Pavarësisht se çfarë ka ndodhur në Çeki, ne të tregojmë anën e mirë të tonën.

Është një ndeshje shumë e vështirë. Ia dimë cilësitë Çekisë. Jemi përgatitur mirë. Unë besoj në ekip. Besoj në cilësitë e çdo lojtari. Ndjenja në Kombëtare është gjithmonë ndryshe. Të jesh pjesë e Kombëtares është diçka shumë e veçantë dhe vetëm ata që janë pjesë e dinë. Në fushë hyjmë ndryshe se sa në ekip. Sa herë jam këtu e ndjej këtë”./Sport Ekspres/

#Respektojeni #himnin #çek #pavarësisht #asaj #që #ndodhi #në #Pragë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button