Sport

“U kthyen në familjet e tyre|/ Kurti konfirmon lirimin e policëve: Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti konfirmoi përmes një postimi në rrjetet sociale të lirimit të 3 policëve që ishin rrëmbyer nga forcat speciale serbe që prej 14 qershorit.

Ndonëse, shprehu gëzimin për lirimin e efektivëve, Kurti vijon ta cilësojë këtë rast si shkelje të të drejtave të njeriut për të cilin Serbia duhet të mbajë përgjegjësi.

“Konfirmojmë se 3 policët e rrëmbyer janë liruar. Edhe pse jemi të gëzuar që ata kthehen në familjet e tyre, ky rrëmbim konsiston në një shkelje të rëndë të të drejtave të njeriut dhe duhet qortuar. Agresioni serb duhet të mbajë përgjegjësi”, shkruan Kurti.

Arrestimi i tre policëve ka nxitur reagime të shumta në vend, ku u kërkua lirimi i menjëhershëm dhe pa kushte. Lirimin e tre policëve e kanë kërkuar Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

/f.stafa

#kthyen #në #familjet #tyre #Kurti #konfirmon #lirimin #policëve #Agresioni #serb #duhet #të #mbajë #përgjegjësi

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button