Gjykata në Romë pezullon sërish ndalimin emigrantëve: Të ikin urgjentisht nga Gjadri!

Gjykata në Romë ka vendosur pezullimin e ndalimit të 7 emigrantëve që u sollën në Shqipëri të premten, duke dhënë urdhër që ata të largohen nga qendra e Gjadrit dhe të rikthehen sërish në Itali.
Në vendimin e gjykatës së Romës thuhet se kjo çështje i referohet Gjykatës Evropianë të Drejtësisë.
7 emigrantët e sjellë në qendër të premten e kaluar do të lirohen në orët në vijim dhe do të transferohen në Itali, duke mbërritur në Brindisi, shkruajnë mediat italiane.
“Duhet theksuar se kriteret për përcaktimin e një shteti si vend të sigurt të origjinës përcaktohen nga ligji i Bashkimit Evropian. Prandaj, pa cenuar prerogativat e ligjvënësit kombëtar, gjyqtari ka për detyrë të verifikojë gjithmonë dhe konkretisht – si në çdo sektor tjetër të sistemit juridik – zbatimi korrekt i së drejtës së Unionit, i cili mbizotëron mbi të drejtën kombëtare kur është i papajtueshëm me të, siç parashikohet edhe nga Kushtetuta italiane”, thuhet ndër të tjera në vendimin e Gjykatës së Romës.
vijon
#Gjykata #në #Romë #pezullon #sërish #ndalimin #emigrantëve #Të #ikin #urgjentisht #nga #Gjadri
Java News