VIDEO/ Çalhanoglu mban peshën e fajit në barazimin Inter-Napoli, 6 ekipe ngjeshen në krye të Serisë A –

Nuk ka fitues në “Xhuzepe Meaxa”. Dueli i shumëpritur mes Interit dhe Napolit ka përfunduar në baraspeshë 1-1. Napoletanët kaluan të parët në avantazh. Në minutën e 23-të Rrahmani dha një asist për Mektominein, i cili më pas e ndali topin në rrjetë. Zikaltrit u kundërpërgjigjën në minutën e 43-të të ndeshjes, kur Çalhanogluja befasoi Meretin me një goditje nga jashtë zone.
Por mbrëmja nuk u mbyll në mënyrën më të mirë të mundshme për mesfushorin turk. Është pikërisht Çalhanogluja ai që mban peshën e fajit në këtë sfidë, teksa gaboi nga pika e bardhë e penalltisë për të shënuar golin e fitores. Me këtë barazim 6 ekipe ngjeshen në vendet e para të Serisë A. Napoli mbetet në krye me 26 pikë të grumbulluara, ndërsa pas tij vijnë Atalanta, Fiorentina, Interi dhe Lacioja me 25 pikë gjithsej. Më poshtë në vendin e 6 pozicionohet Juventusi, të cilin e ndajnë vetëm 2 pikë nga vendi i parë i reditjes./Sport Ekspres/
#VIDEO #Çalhanoglu #mban #peshën #fajit #në #barazimin #InterNapoli #ekipe #ngjeshen #në #krye #të #Serisë
SportExpress