I ka magjepsur të gjithë te ekipi i Karim Benzema! Laurent Blanc ia di vlerën, i kërkon Al Ittihad të blejë menjëherë Mario Mitajn –

Ashtu siç edhe pritej, Mario Mitaj e ka fituar menjëherë vendin e titullarit te Al Ittihad. Kur mbrojtësi shqiptar shkoi në Arabinë Saudite, e nisi nga stoli. Por vetëm një mundësi i mjaftoi për të qenë menjëherë pjesë e padiskutueshme e skuadrës.
Tani Mitaj jo vetëm që po luan nga minuta e parë, por nota e tij më e dobët në pesë ndeshjet e fundit me ekipin ka qenë 7. Kjo tregon shumë për formën fantastike që po kalon ky lojtar. Kaq ka mjaftuar dhe Laurent Blanc, trajneri i njohur, i ka kërkuar menjëherë klubit që të aktivizojnë blerjen e Mitajt.
Ky lajm është raportuar nga mediat pranë Al Ittihad, ekipit ku luan edhe francezi Karim Benzema. Sipas saj, Blanc i ka thënë drejtuesve se duhet të aktivizojnë menjëherë blerjen e Mitajt në merkaton e dimrit. Kjo pasi lojtari shqiptar kaloi nga Rusia në huazim me të drejtë blerje dhe nëse në Arabinë Saudite zhgënjeheshin nga performancat e Mitajt, kishin mundësinë për ta rikthyer sërish te Lokomotiva. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#magjepsur #të #gjithë #ekipi #Karim #Benzema #Laurent #Blanc #vlerën #kërkon #Ittihad #të #blejë #menjëherë #Mario #Mitajn
SportExpress