Aktualitet

“Mbylle gojën ose do të,,,”/ Deputeti i PS sherr me Vokshin: Karriget ju frymëzojnë më shumë kur i digjni

Komisioni i Sterilizimit është shoqëruar sërish me debate të ashpra.

Ndërkohë që nënkryetari Plarent Ndreca fliste dhe ndërpritej nga opozita, kjo ka tensionuar deputetin Ilir Metaj, i cili ka ngritur zërin duke i kërkuar deputetëve të opozitës mos ta ndërprisnin kolegun.

Pati replika të ashpra mes tyre pa mikrofon.

“Kush je ti që bërtet, kujt ia ngre zërin, ki kujdes se do të të nxjerr përjashta. Do na prisni 1 orë, 2, 3 sepse jemi në komision hetimor.

Mos guxo të më ngresh zërin. Do të përjashtohesh nga komisioni, Kujt i thua “dërr dërr? Ky është mentaliteti që kemi, mendoni se do t’i uzurponi të gjitha e do të na shkelni me këmbë.

Të lutem zoti Ndreca tërhiqi vëmendjen mos të guxojë më të ngrejë zërin sepse do të përjashtohet. Aksionin politik do t’u tregojmë në mënyra të tjera. Mosbidje civile nuk e kemi bërë në komision”- tha Vokshi

Më pas fjalën e ka marrë deputeti Metaj, i cili u shpreh se me sa duket opozita frymëzohet më shumë kur i djeg karriget se sa kur ulet mbi to, ndërsa shtoi se Vokshi dhe anëtaret e tjerë të komisionit duhet të dalin pak nga vetja e të respektojnë fjalën e kolegëve edhe nëse nuk janë dakord me to.

“Faleminderit që më dhanë fjalën. Ne duhet të respektojmë minimalen e sjelljes qytetare pale pastaj të etikës dhe rregullave të komunikimit në një komision parlmentar, për të mos e ndërprerë kolegun edhe kur ai thotë diçka për të cilën nuk jemi dakord.

Nëse mendoni se gjatë monologjeve tuaja me kohëzgjatje të konsiderueshme minutazhi, ne nuk u ndërpresim sepse jemi dakord me çfarë jeni duke thënë, ndjesë po më duhet t’u them që nuk është kështu.

Pra mundohuni të dilni nga vetja qoftë edhe për një moment dhe mos na ndërprisni ndërsa jemi duke thënë si e mendojmë.

Ulja e dënimit për ju nuk do të thotë se gjatë kohës që digjnit karriget, koha ndali dhe kaluam në pauzë kozmike.

Karriget shoh që ju frymëzojnë më shumë kur i digjni se sa kur uleni mbi to.

Nëse doni të fitoni kohën e humbur nga djegia e karrigeve përdoreni kohën për të mbajtur shënim çfarë bëni se mbase, kushedi, mësoni nga gabimet e përmirësoheni”, tha ai.

/a.r

#Mbylle #gojën #ose #të #Deputeti #sherr #Vokshin #Karriget #frymëzojnë #më #shumë #kur #digjni
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button