Sport
I shënon 6 gola që në pjesën e parë, Çelsi turpëron ekipin e Çinarit –

Çelsi është duke u argëtuar në përballjen e sotme kundër Noas, e cila është e vlefshme për Ligën e Konferencës. Blutë e Londrës kanë turpëruar ekipin e Eraldo Çinarit, teksa i kanë shënuar 6 gola që në pjesën e parë të takimit.
Goli i parë i takimit u shënua që në minutën e 12 nga Adarabiojo, ndërsa vetëm 2 minuta më vonë Guiu dyfishoi shifrat. Goli i 3-të u shënua në minutën e 18 dhe mban autorësinë e Disasit, teksa tre të tjerët u shënuan nga Zhoao Feliksi (22′, 42′) dhe Mudriku (40′). Në lojë janë ende 45 minuta për t’u luajtur./Sport Ekspres./
#shënon #gola #që #në #pjesën #parë #Çelsi #turpëron #ekipin #Çinarit
SportExpress