Aktualitet

Ministri i bën Bardhit analizën psiko-kriminale: Ti je recidivist, përsëritës dhe gënjeshtar!

Ka plasur debati edhe mes kreut të grupit parlamentar të PD-së Gazment Bardhi dhe ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha. Bardhi tha se opozita nuk gëzon asnjë respekt për Presidentin e Republikës Bajram Begaj, pasuar me një sërë akuzash ndaj tij. Ai theksoi po ashtu se Policia është futur në sallën e Kuvendit në shkelje të ligjit. Për sa më sipër, replikoi Hoxha duke e cilësuar Bardhin një gënjeshtar e përsëritës.

“Më dëgjo mua, i nderuar deputet në pikëpamjen e analizës psiko-kriminale që unë kam për shkak të detyrës, ti hyn te njerëzit recitivistë, përsëritës e gënjeshtar. E dyta, që ti gënjen dhe akuzon e pastaj u beson atyre që akuzon, kjo është shumë e vërtetë. Policia nuk ka thyer ligjin, ka ushtruar detyrën. Turma e drejtuar nga ty po drejtohej te institucionet, Policia mbrojti Kuvendin”, tha Hoxha.

Bardhi iu kundërpërgjigj duke e quajtur “ushtar të bandës së Durrësit”.

#Ministri #bën #Bardhit #analizën #psikokriminale #recidivist #përsëritës #dhe #gënjeshtar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button