Sport

Kemi 4 ndeshje që nuk pësojmë gol në Champions –

Interi ka marrë një tjetër fitore në Ligën e Kampionëve. Zikaltrit kanë triumfuar me shifrat 1-0 edhe përballë një kundërshtari të vështirë si Arsenali. Simone Inzagi është krenuar me skuadrën e tij në deklaratën e dhënë për mediat pas ndeshjes. Trajneri italian ka theksuar faktin se skuadra e tij nuk ka pësuar asnjë gol në këto 4 përballje të para në Ligën e Kampionëve.

“Kur them që kam 23 titullarë, e them sepse e besoj. Kam ndryshuar lojtarë të ndryshëm dhe kanë bërë një ndeshje shumë të mirë kundër një kundërshtari të madh si Arsenali. Është ndeshja qe 4-4-t që nuk pësojmë gol në Ligën e Kampionëve. Kampionati apo Liga e Kampionëve? Jemi Interi dhe duhet të synojmë të bëjmë sa më shumë ndeshje të jetë e mundur pa bërë zgjedhje”, ka deklaruar Simone Inzagi./Sport Ekspres/

#Kemi #ndeshje #që #nuk #pësojmë #gol #në #Champions
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button