“Anonim në k’të rrugë nuk do të mbes…”/ Vendoset pllaka emërtuese e sheshit që mban emrin e Dr. Florit

Siç ishte lajmëruar disa muaj më parë, një shesh në Tiranë ka marrë emrin e Dr. Florit, anëtarit të ndjerë të grupit West Side Family.
Tashmë është vendosur edhe pllaka emërtuese e sheshit “Floran Kondi” që ndodhet në zonën e Tiranës së Re në kryeqytet. Roland Hysi, i njohur si Landi i West Side Family ka ndarë një foto në rrjetet sociale ku shoqërohet nga Kaltrina, vajza e Dr. Florit.
Në postim ai ka përfshirë edhe një strofë nga një prej hiteve të grupit, “Mirëmëngjes” që lidhet bukur edhe me rastin e veçantë.
Mirëmëngjes, përditë e pres një tjetër shpresë
Mirëmëngjes, anonim në k’të rrugë nuk do të mbes
Mirëmëngjes, janë fjalë shpirti të thëna nga ne
Kjo është veçse një ditë tjetër në Tironën e Re…
#Anonim #në #ktë #rrugë #nuk #të #mbes.. #Vendoset #pllaka #emërtuese #sheshit #që #mban #emrin #Florit
Java News