Aktualitet
Një burrë vdes pasi u rrokullis me traktor derisa po barte dru në pyll

Një burrë ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll.
Rasti ka ndodhur në fshatin Bushincë të Novobërdës.
“Raportohet se viktima mashkull kosovar, ka ndërruar jetë pasi që i njëjti është rrokullisur me traktor derisa ishte duke bartur dru në pyll. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësit përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton policia përmes raportit.
#Një #burrë #vdes #pasi #rrokullis #traktor #derisa #barte #dru #në #pyll
gazetablic.com