Aktualitet

Arrestimet e politikanëve, Rama nga Selaniku: Mjafton të kujtoni Fatos Nanon dhe drejtësinë e…

Duke folur para shqiptarëve në Selanik, Edi Rama kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e pranverës, duke thënë se PS është e vetmja forcë politike që ka çliruar drejtësinë nga duart e partisë në pushtet.

Për arrestimet e politikanëve të PS nga SPAK, ai tha se për “arsye të kontratës që kam me shqiptarët që më kanë dhënë besimin, jam krenar që me një kurajo dhe vizion shtetbërës PS plotësisht të vetëdijshëm të gjithë bashkë për dhimbjet që do sillte një reformë e tillë, ia hoqi duart e pushteti politik drejtësisë”.

Edi Rama:

Të gjithë ata të dënuar më parë, kanë qenë të dënuar politik. Drejtësia është çliruar nga duart e partisë në pushtet. Mjafton të kujtoni liderin e opozitës, Fatos Nanos, që u burgos jo nga drejtësi e pavarur, as nga përfitime personale të paligjshme, por për interes të një partie në pushtet, pa i hyrë asnjë gjemb në këmbë përfaqësuesve të saj famëkëqij.

Jam krenar që me votën e shqiptarëve PS erdhi në qeveri dhe udhëhoqëm një reformë në drejtësi që fshiu një pjesë të llumit me vetingun në drejtësi, dhe tani po fshin llumin shumëvjeçar të politikës. Asnjë nga vendet e reja anëtare të BE nuk e ka bërë një reformë të tilla para se të hynte në BE ndërsa kjo që po ndodh në Shqipëri, nuk ka ndodhur akoma në rajon. Dhe as vendet që i kanë çelur negociata nuk ka ndodhur, ndaj jam optimist pse kemi ecur para pavarësisht bllokadave që na janë bërë herë nga një shtet dhe herë nga një shtet tjetër.

Nuk më vjen mirë nga ana njerëzore, por për arsye të kontratës që kam me shqiptarët që më kanë dhënë besimin, jam krenar që me një kurajo dhe vizion shtetbërës PS plotësisht të vetëdijshëm të gjithë bashkë për dhimbjet që do sillte një reformë e tillë, ia hoqi duart e pushteti politik drejtësisë, dhe i dha liri për të vepruar pa parë majtas dhe djathtas. Përgjegjësia ime morale do ishte që pasi u kam kërkuar votën për të bërë reformë, sot do isha këtu dhe nuk do shikonit asnjë efekt të luftës kundër korrupsionit. Sot i keni para syve dhe nuk u mjaftojnë disa minuta për t’i lexuar emër për emër. Ja pse vota e pranverës së ardhshme duhet t’u garantojë udhëheqjen PS!

/a.r

#Arrestimet #politikanëve #Rama #nga #Selaniku #Mjafton #të #kujtoni #Fatos #Nanon #dhe #drejtësinë #e..
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button