Aktualitet

“Shqiptarët në Selanik kalorës të së ardhmes”, Rama: Ndoshta i keni dhënë jetë të dytë këtij qyteti

Kryeministri i vendit, Edi Rama në takimin e tij me shqiptarët e Greqisë ka bërë një përmbledhje të saj që ka qenë dhe është Selaniku për emigrantët shqiptarë. Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama ka thënë se mezi e ka pritur këtë takim me diasporën në Greqi, për të cilën ka thënë se mbase i ka dhënë një jetë të dytë Selanikut.

Edi Rama: Lëndohen interesat e gjithë këtij rajoni që fatkeqësisht ka prodhuar më shumë histori se sa ka mundur të tresë. Leximi me sytë e së ardhmes na jep mijëra arsye. Aq sa shqiptarët dhe grekët kanë bashkëndarë diellin për të parë një vlerë dhe forcë të shtuar në rrugën e pandashme të së ardhmes dhe për t’i parë territorit e njëri-tjetrit si hapësira mirrëqenie, jo si copa hartash të verdha ku kultivohet drurët e shtrembët të nacionalizimit. Selaniku, qyteti i jetëve të shumë brezave dhe njerëzve me prejardhje të ndryshme, ku shqiptarët kanë pasur vendin dhe rolin e pamohueshëm për shekuj me radhë. Herë si ushtarë, herë të punëtorë, herë si individë problematikë, në mozaikun e këtij qyteti përkrah hebrenjve, turqve dhe grekëve, shqiptarët kanë vendosur gurët e një modeli bashkëveprimi dhe shkrirje ndëretnike, ku të vetmit kufinj për t’u kapërcyer ishin të imagjinatës.

Në këtë qytet, Europa pa kufij është njohur shumë e shumë kohë para se të shfaqej Europa e traktateve dhe të merrte formën e vet BE-ja. Kur idetë e pavarësisë shqiptare, filluan të zgjodhin shpirtrat e mbyllur ishte pikërisht në vend si Selaniku ku shqiptarët gjetën zë, përfytyruan një të ardhme lirie, njohën shijen e lirisë, jashtë kallëpit të Perandorisë, u mblodhën në Selanik dhe si mendimtarë në këtë qytet që mëshironte urën lidhëse mes lindjes dhe perëndimit. U gjetën jo si pengje të së kaluarës, por si kalorës të së ardhmesE kam pritur këtë takim tonin në Selanik me një farë padurimi sepse të takosh shqiptarë në Selanik, mundësi për të depërtuar në frymën e bashkëpunimit që një qytet botë si ky ka ditur të ju ofrojë botëve që e rrethojnë. Unë jam këtu sot me ju kur sapo ka hyrë Nëntori, muaji jonë kuqezi, i pavarësisë, 2 datat tona më të mëdha për të sotmen tonë europiane. Si shqiptar dhe si selanikas, ju keni kremtuar festën e Pajtorit, Shën Dhimitrit. Ai ka qenë rregullatori i jetëve të njerëzve të zakonshëm.

Selaniku ishte nga më të dëshiruarit nga shqiptarët. Sot, unë dua të kujtoj se përveçse shqiptari i ka dhënë me kohë një pjesë domethënëse të ngjyrës së vet, ai i ka dhënë ndoshta një jetë të tij të dytë Selanikut. Ju duhet ta dini se ka qenë një shqiptar që e ka shpëtuar Selanikun nga një kob i madh historik dhe i ka dhënë shansin të gjejë veten, ku Selaniku ka begatuar si një nga krenaritë e mëdha të Greqisë. Shqiptarë krenarë dhe jo radhë kacak zbritën në Selanik duke shkaktuar pakënaqësi të mëdha, aq sa Valiu përzuri shqiptarët. Histori e cila e spikat një moment më shumë, e ka mbajtur të fshehur historinë e madhe të dashurisë mes këtij qyteti. Selaniku e ka përqafuar atë bashkësi shqiptare nga të katër cepat e kombit tonë. Filloi të përkundej një pjesë e çmuar e kulturës tonë. Çajupi nga ana e tij bënte durim dhe pa djegur karrige dhe pa shqepur karrige me artin e satirës tregonte atë që i duhej e mbrapshtë ku ai hynte dhe dilte lirshëm me mirësjellje dhe kur nuk e pëlqenin.

Historia e shekullit 20, treguar disi harraqe ndaj shqiptarëve të Selanikut. Nuk duhet harruar ajo frymë bashëjetese dhe shpirti sipërmarrës që shqiptarët i mbarështuan këtij qyteti. Mos e harroni se si të gjitha etnitë e tjera që e kanë bërë Selanikun, atë botë me vete, ne kemi këtu edhe muret tanë të lotëve, edhe dëshmorët tanë. Vërtetë që nuk ka mbetur asgjë nga. I pashlyer do të mbetet gjaku i dëshmorëve që u marterizuan në këtë qytet. I skalitur ka mbetur memoriali i Spiro Kosturit, të cilin komuniteti shqiptar i Selanikut nuk duhet ta lërë në harresë, duhet të ndihet shumë krenarë.

/a.r

#Shqiptarët #në #Selanik #kalorës #të #së #ardhmes #Rama #Ndoshta #keni #dhënë #jetë #të #dytë #këtij #qyteti
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button