Aktualitet

Kreu i PPE, Veber: Plani italian për emigrantët në Shqipëri ka nevojë për kohë

“Protokolli Itali–Shqipëri mbetet një model për t’u parë dhe zbatimi i Paktit të ri të Migracionit për Azilin do të ndihmojë në tejkalimin e ngërçit ligjor mbi konceptin e vendit të sigurt,” tha Manfred Veber (o. Weber) në një intervistë për gazetën italiane La Stampa.

Z. Veber është presidenti i Partisë Popullore Europiane (PPE), grupimi që mban krahun e qendrës së djathtë në Parlamentin Europian dhe është grupi më i madh politik aty.

“Të gjitha zgjidhjet inovative kërkojnë kohë. Modeli i Shqipërisë përfaqëson një përpjekje, në përputhje me ligjin dhe vlerat evropiane, për të ndaluar modelin e biznesit të emigracionit të paligjshëm: çdo gjë që shkon në këtë drejtim është qartësisht e mirëpritur,” u shpreh z. Veber.

Marrëveshja Itali–Shqipëri për emigrantët ka hasur në vështirësi javët e fundit, që prej vendimit të Gjykatës së Romës për të kthyer pas emigrantët e vendosur vetëm për pak orë në qendrën pritëse të Gjadrit. Sipas gjykatës, emigrantët në fjalë vinin nga vende të cilësuara si të pasigurta dhe duheshin trajtuar brenda territorit italian.

Mosmarrëveshjet midis qeverisë italiane dhe gjykatësve lidhen me përcaktimin e vendit të sigurt të origjinës.

“Këto janë aspekte ligjore konkrete dhe shumë interesante që duhet të na shtyjnë edhe më shumë për të përshpejtuar zbatimin e Paktit të ri të Migracionit, i cili sjell me vete sigurinë juridike për çështjen e vendeve të sigurta të origjinës,” u përgjigj politikani gjerman në intervistën me gazetën italiane. /La Stampa

#Kreu #PPE #Veber #Plani #italian #për #emigrantët #në #Shqipëri #nevojë #për #kohë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button