Sport
“Sot ka qenë ndeshja jonë më e mirë për këtë sezon”, Xhakën e mërzit barazimi: Jemi të zhgënjyer –

Bajer Leverkuseni është ndalur në një barazim 0-0 nga Shtutgarti mbrëmjen e sotme. Kampionët në fuqi të Bundesligës kanë mbetur të zhgënjyer nga ky rezultat. Granit Xhaka ka thënë pas kësaj sfide se kjo ishte loja më e mirë e zhvilluar nga Leverkuseni për këtë sezon.
“Jemi të zhgënjyer. Sot ka qenë ndeshja jonë më e mirë e sezonit. Si me top, si pa top, kemi qenë mirë. Kemi krijuar shumë raste dhe djemtë kanë punuar fort. Në fund na vjen shumë keq”, ka deklaruar Granit Xhaka./Sport Ekspres/
#Sot #qenë #ndeshja #jonë #më #mirë #për #këtë #sezon #Xhakën #mërzit #barazimi #Jemi #të #zhgënjyer
SportExpress