Sport

Komisioni i Disiplinës/ Tirana do ta mbyllë sezonin pa tifozë, gjoba të majme për bardheblutë dhe Elbasanin –

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur sot vendimet për ngjarjet e ndodhura në javën e shkuar në kampionatet e futbollit shqiptar. Sjellja e tifozëve të Tiranës në përballjen kundër Vllaznisë, ku goditën me mjete piroteknike tre prej lojtarëve kuqeblu, është ndëshkuar me “dorë të hekurt” nga Disiplina. Bardheblutë do të duhet t’i luajnë të gjitha ndeshjet e mbetura të sezonit pa praninë e tifozëve, ndërsa klubi duhet të paguajë një gjobë në masën e 300 mijë lekëve.

Po të njëjtën shifër do të duhet të paguajë edhe AF Elbasani si pasojë e hedhjes së sendeve në fushë nga ana e tifozëve, si edhe për ofendimin e zyrtarëve të FSHF-së. Ndëshkime me gjobë ka pasur edhe për Skënderbeun dhe Partizanin./Sport Ekspres/

  1. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit mik, në bazë të neneve 6/3/b, 8/1, 17/1, 17/2/b, 17/2/c dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin pjesës së mbetur të ndeshjeve të sezonit futbollistik 2024-2025 pa spektatorë.
  2. AF Elbasani, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hedhur sende në fushën e lojës si dhe duke ofenduar dhe fyer zyrtarët dhe drejtuesit e FSHF, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/e të KDE, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë.
  3. Zyrtari i AF Elbasani, Orlando Kastrati, për protestë ndaj vendimeve të zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/c të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  4. KF Skënderbeu, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke hedhur sende në fushën e lojës, ndezje flakadanësh dhe mjeteve të tjera piroteknike, në bazë të neneve 17/2/b dhe 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë.
  5. FK Partizani, për sjellje të gabuar të spektatorëve duke ndezur flakadanë dhe mjete të tjera piroteknike, në bazë të nenit 17/2/c të KDE, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.
  6. Zyrtari i FK Kukësi, Bekim Kuli, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  7. Zyrtari i Flamurtari FC, Alfred Ferko, për sjellje jospotive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.
  8. Lojtari i Mallakastra Sunday League, Ledjan Kapllanaj, për sjellje të dhunshme dhe kërcënime ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të neneve 14/1/h dhe 14/1/k të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
  9. Lojtari i Vila L Sunday League, Rigers Mersini, për sjellje të dhunshme dhe shkelje të rregulloreve dhe ligjeve të lojës, në bazë të neneve 13 dhe 14/1/h të KDE, dënohet me 13 (trembëdhjetë) ndeshje pezullim nga të gjitha veprimtaritë e organizuara nga FSHF.
  10. KS Ali Demi U-13, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder FBA U-13, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  11. FC Dinamo City U-17, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkelur Rregulloren e Aktivitetit të SHRFT në ndeshjen e vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi D, kunder TR 19 Akademi, në bazë të neneve 32/14, 32/15 dhe 16 të KDE, humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0.
  12. AF Vora U-9, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder KF Spartak Tirana U-9, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  13. Kamza 07, U-15, për mospërmbushje të detyrimeve dhe përgjegjësive duke shkaktuar braktisjen e ndeshjes së vlefshme të Kategorisë së Dytë Grupi B, zona Rajonale Tiranë, kunder Don Bosko Akademi U-15, në bazë të nenit 16/1 të KDE, dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë dhe humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  14. Pranimin e kërkesës së KF Butrinti U-17, bazuar në Nenin 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.11 datë 24.10.2024 të KDE, për pikën 19, duke vendosur: KF Oriku U-17, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke hyrë në fushën e lojës dhe duke mos garantuar sigurinë e lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të neneve 6/3/b, 6/3/j, 8/1, 17/2/a dhe 17/2/h të KDE humbet ndeshjen në tavolinë me rezultatin 3-0, dënohet me gjobë në masën 300.000 (treqind mijë) lekë dhe zhvillimin e ndeshjeve për pjesën e mbetur të kampionatit pa spektatorë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  15. Pranimin e kërkesës së Djelmia Shkodrane U-17, bazuar në Nenet 19/4/a, 67 dhe 74 të KDE, rishikimin e vendimit Nr.12 datë 29.10.2024 të KDE, për pikën 22, duke vendosur lënien në fuqi të rezultatit të ndeshjes në favor të Djelmia Shkodrane U-17 dhe dënimin e Kola Junior U-17 me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/e të KDE, gjoba të aplikohet në masën 3%.
  16. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit Kleart Grazhdani të FK Pogradeci U-19 si të pabazuar në Kodin e Disiplinës dhe Etikës.

 

Kundër vendimit lejohet ankim brenda 3 (tre) ditëve përpara Komisionit të Apelit.

#Komisioni #Disiplinës #Tirana #mbyllë #sezonin #tifozë #gjoba #të #majme #për #bardheblutë #dhe #Elbasanin
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button