Drafti i Asociacionit, Ramadani: Po të mos e publikoja, pushteti do të vazhdonte te lëvdonte

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Burim Ramadani, që ishte edhe i pari që publikoi draft-Statutin e Asociacionit të Komunave të banuara me shumicë serbe, ka reaguar duke shkruar se po të mos e kishte publikuar dokumentin asokohe, pushteti do të ishte ende duke e lëvduar tekstin – siç edhe bënë në fillim.
Postimi i Ramadanit:
Nëse nuk do ta kisha publikuar Draft Statutin Europian të Asociacionit, besoj që ende eksponentët e pushtetit do ta mbanin tregimin e pasaktë për të.
Jam i bindur që ende do të ishim duke dëgjuar formulime si:
“Është draft modern, më i miri që kemi pasur”
• “Është në përputhje me Kushtetutën dhe nuk është nivel tjetër i pushtetit”
• “I kam disa vërejtje dhe do t’i adresoj me kohë”.
Sikurse kam besuar edhe më 11 nëntor 2023, njëjtë edhe sot jam plotësisht i bindur se publikimimi Draftit i ka kontribuar demokracisë dhe debatit publik në Kosovë.
#Drafti #Asociacionit #Ramadani #të #mos #publikoja #pushteti #të #vazhdonte #lëvdonte
gazetablic.com