Aktualitet
Hansi Flick: Nuk ishte e lehtë sonte, por jemi të lumtur – tifozët tanë e meritojnë këtë

Skuadra e Barcelonës e ka turpëruar Real Madridin sonte në “Santiago Bernabeu”.
Në kuadër të La Ligas, Barcelona fitoi sonte ndaj madrilenëve me rezultatin e thellë 0-4, me dy golat e Lewandowskit, e ato të Yamal e Raphinhas, shkruan GazeaBlic Sport.
Pas ndeshjes, Hansi Flick u shpreh shumë i lumtur me fitore, megjithëse e vlerësoi si të vështirë ndeshjen.
“Të gjithë jemi të lumtur. Tifozët tanë e meritojnë këtë”, tha fillimisht ai.
“Ne po bëjmë mirë. Nuk ishte e lehtë të luajmë kundër Real Madridit, por ne u mbrojtëm shumë mirë. Ne duhet të vazhdojmë me këtë mentalitet”, tha Flick ndër të tjerash.
/ Sport
#Hansi #Flick #Nuk #ishte #lehtë #sonte #por #jemi #të #lumtur #tifozët #tanë #meritojnë #këtë
gazetablic.com