Inceneratori i Elbasanit, SPAK kërkon dënimin me 4 vite për Bllakon! Kokës t’i shtohet akuza “shpërdorim detyre”

SPAK ka kërkuar në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e mjedisit Leftër Koka lidhur me inceneratorin e Elbasanit.
Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.
Ish-ministri është dënuar në shkallën e parë antikorrupsion me 6.8 vite burg me gjykim të shkurtuar.
Edhe për inceneratorin e Fierit ende nuk ka zhvillime në Gjykatën e Apelit të Posaccëm, duke bërë që vendimi të mos marrë formë të prerë.
/a.r
#Inceneratori #Elbasanit #SPAK #kërkon #dënimin #vite #për #Bllakon #Kokës #shtohet #akuza #shpërdorim #detyre
Java News