Aktualitet

JKKO njoftim zyrtar pas vendimit për Metën dhe 3 të akuzuarit e tjerë

Kërkuesi Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuarme datë 22.10.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Marrja në pyetjedhe verifikimi i kushteve dhe kritereve të zbatimit të masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues, e caktuar me vendimin nr. 125, datë 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, ndaj personave
nën hetim Ilir Metaj, Monika Kryemadhi, Piro Xhixho dhe Ema Çoku”.

2. Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtari Erjon Çela, bazuar në nenet 112, 237 dhe 248 të K.Pr.Penale, me vendimin Nr. 130, datë 23.10.2024, vendosi: 1. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “arrest në burg” e parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale ndaj personit nën hetim Ilir Metaj, e
caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar si i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 3 (tre) raste nga të cilat në dy raste në bashkëpunim,
“Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe më shumë se një herë, dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin
ligjor për deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.

2. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur
në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit nën
hetim Monika Kryemadhi, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të
Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e
Organizuar, e dyshuar për kryerjen e veprave penale “Korrupsioni pasiv i
funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” në 2 (dy) raste dhe
në bashkëpunim, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë
kriminale” e kryer në bashkëpunim dhe “Refuzimi për deklarim, mosdeklarimi,
fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të
zgjedhur dhe nëpunësve publikë, ose i çdo personi që ka detyrimin ligjor për
deklarim” të parashikuara nga nenet 260 e 25, 287/2 dhe 257/a/2 të K.Penal.
Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; www.gjp.gov.al
3. Personi nën hetim Monika Kryemadhi detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 12.00.
4. Zëvendësimin e masës së sigurimit personal me karakter shtrëngues “Arrest në
shtëpi” e parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, e caktuar ndaj personit nën
hetim Piro Xhixho me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës së Posaçme
të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me masën e
sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur në policinë gjyqësore” e parashikuar
nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.
5. Personi nën hetim Piro Xhixho detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë
Gjyqësore, të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të
Organizuar të hënën e parë të çdo muaji në orën 13:30.
6. Vazhdimin e zbatimit të masës së sigurimit personal “Detyrimi për tu paraqitur
në policinë gjyqësore” e parashikuar nga neni 234 i K.Pr.Penale ndaj personit
nën hetim Ema Çoku, e caktuar me vendimin nr. 125, dt. 20.10.2024 të Gjykatës
së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, e
dyshuar për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose
veprimtarisë kriminale” e kryer në bashkëpunim e parashikuar nga neni 287/2 i
K.Penal.
7. Personi nën hetim Ema Çoku detyrohet të paraqitet në Zyrat e Policisë Gjyqësore,
të Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar të hënën
e parë të çdo muaji në orën 13:00.
8. Urdhërohet Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar
si dhe shërbimet e policisë gjyqësore, për ekzekutimin e këtij vendimi.
9. Kundër këtij vendimi mund të bëhet ankim brënda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e
Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, afat i cili fillon nga
dita njoftimit të vendimit të gjykatë

#JKKO #njoftim #zyrtar #pas #vendimit #për #Metën #dhe #të #akuzuarit #tjerë
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button