“Lironi Berishën dhe Salianji”, nis protesta e opozitës para PE. Policia rrethon zonën

Nis protesta e opozitës para Parlamentit Europian, ku kërkojnë lirimin e kryetarit të Partisë Demokratike dhe të Ervin Salianjit, i cili ndodhet në burgun e Fierit.
Ndërkohë policia belge ka marrë masa duke rrethuar zonën.
Demokratët udhëtuan një ditë më parë drejt Strasburgut për të bindur Parlamentin Europian se në Shqipëri po shkelen të drejtat e opozitës dhe po cenohet demokracia përmes arrestimeve politike, raporton në radhët e opozitës Top Channel.
Nga pamjet e siguruara nga Top Channel shihet që policia ka rrethuar zonën ku do të zhvillohet protesta.
Agjenda e demokratëve është e ndarë në dy pjesë; një grup deputetesh do tubohet me mbështetës nga diaspora më pankarta në duar në mënyrë simbolike jashtë dyerve të PE, ndërsa grupi i dytë i ligjvënësve do të lobojë tek zyrtarë të lartë europianë për t’i ndërgjegjësuar mbi situatën politike në Shqipëri, raporton Top Channel.
Takimet nisën ditën e djeshme ku deputet të grupit parlamentar të grupit Parlamentar të Partisë Demokratike si Gazment Bardhi, Flamur Noka, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, u takuan me eurodeputetët Sandro Gozi dhe Oihane Agirregoitia Martínez, përfaqësues të grupit parlamentar “Renew Europe”.
/a.r
#Lironi #Berishën #dhe #Salianji #nis #protesta #opozitës #para #Policia #rrethon #zonën
Java News