Po sulmonin vetëm nga krahu i Elseidit –

Elseid Hysaj është kthyer në një çështje prej kohësh te Shqipëria. Performancat e tij jo të mira, eksperienca e gjatë te Kombëtarja dhe ai gabim i bërë në Europian kundër Italisë, e kanë kthyer shkodranin gjithmonë në fjalën e parë. I ftuar në emisionin që transmetohet në Youtube kushtuar Kombëtares, Koha Shtesë, trajneri Bylbyl Sokoli ka folur edhe sa i përket rastit të Hysajt dhe mënyrës sesi u shfrytëzua nga Cekia. (Emisionin e plot e gjeni më poshtë)
“Elseid Hysaj jep shpirtin, jep gjithçka për Kombëtaren. Të gjithë sulmin që ne i bëjmë atij, e shfrytëzon shumë edhe kundërshtari. Vura re që Cekia kishte lexuar sesi po komentohej Elseid Hysaj në Shqipëri. Cdo aksion që ata nisnin, kërkonin vetëm që të shkonin në krahun e Hysajt”, tha Sokoli. /Sport Ekspres/
#sulmonin #vetëm #nga #krahu #Elseidit
SportExpress