Aktualitet

Tragjedi e vërtetë! Shpërthen cisterna me karburant, të paktën 95 persona të vrarë dhe dhjetëra të lënduar

Të paktën 94 persona kanë humbur jetën në Nigerinë veriore, si pasojë e shpërthimit të një cisterne me karburant, e cila ishte përfshirë më herët në aksident.

CNN bën me dije se nga shpërthimi humbën jetën të paktën 94 persona, banorë të zonës ku ndodhi shpërthimi, të cilët i ishin afruar cisternës për të mbledhur karburantin që ishte derdhur në rrugë pas shpërthimit.

Burimet lokale raportojnë se numri i viktimave pritet të rritet në orët në vijim.

Gjithashtu mësohet se nga shpërthimi kanë mbetur të lënduar rreth 50 persona.

Ngjarja tragjike ndodhi pasditen e së martës në fshatin Majiya.

#Tragjedi #vërtetë #Shpërthen #cisterna #karburant #të #paktën #persona #të #vrarë #dhe #dhjetëra #të #lënduar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button