Aktualitet

“Vajzat në familjen time nuk jetojnë”, historia prekëse e zdrukthëtarit gjakovar

“Real People” udhëtoi këtë javë drejt Gjakovës, ku moderatori Flor Gjini, takoi Ruzhdi Qarrin, një 72-vjeçar, i cili preku me rrëfimin e tij.

Mes fjalëve rrëqethëse, zdrukthëtari tregoi se vajzat nuk jetojnë në familjen e tij.

Kjo sepse, Ruzhdiu ka humbur tre motra dhe gjithashtu vajzën e tij dy muajshe.

“Në familjen tonë lind motra, linda unë dhe pas 8 muajsh vdes motra. Lind vllai i dytë, vdes motra e dytë. Lind motra e tretë, lind vëllai i tretë, vdes motra e tretë. E mbaj mend motrën e tretë, kam qenë 7 vjeç. Martohem dhe më lind vajza e madhe, pas dy muajsh më vdes vajza”, tha Ruzhdiu.

Megjithatë, pavarësisht humbjeve të mëdha, Ruzhdiu tregoi se ka mundur të vazhdojë jetën, përmes punës si zdrukthëtar, pasion të cilin e ka trashëguar prej disa brezash në familjen e tij.

Ruzhdiu tha e sheh zdrukthëtarinë si një pjesë të rëndësishme të identitetit të tij dhe të kulturës së vendit, duke shpresuar që pasioni i tij të frymëzojë brezat e ardhshëm për të ruajtur këtë traditë.

/a.r

#Vajzat #në #familjen #time #nuk #jetojnë #historia #prekëse #zdrukthëtarit #gjakovar
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button