Shtëpia e barit në Selitë, lirohen 3 specialistët e OSHEE, në kërkim organizatori
Gjykata e Tiranës la në burg 3 nga 7 personat e arrestuar për magazinën e barit që u zbulua pak ditë më parë në zonën e Selitës në kryeqytet.
Arrest në burg u caktua për Erlind Tresën, Asqeri Likajn, mirëmbajtësin e godinës së Agjencisë Shtetërore të Kadastrës dhe shtetasin Elvis Lala.
Ata akuzohen për kultivim kanabisi të kryer në bashkëpunim, ndërsa personi që ka organizuar kultivimin e kanabisit, 46-vjeçari Sajmir Karaj është shpallur në kërkim nga policia.
Për 3 punonjësit e OSHEE, të akuzuar për shpërdorim detyre dhe Reshit Tresën që jetonte pranë vendit ku ishte kultivuar kanabisi, gjykata caktoi masën e arrestit shtëpiak.
Nga hetimet ka rezultuar se nga banesa 46-vjeçarit, që gjendej rreth 30 metra larg godinës ku ishte mbjellë kanabisi, nëpërmjet një tuneli janë lidhur tubacionet e ujit që shërbenin për vaditjen e bimëve narkotike.
Hetimi ka zbuluar se nëpërmjet linjës së energjisë elektrike që furnizonte katin e parë të godinës, ku janë edhe zyrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës ishte bërë një ndërhyrje e paligjshme për të furnizuar me energji elektrike sipërfaqen ku u gjetën 193 rrënjë kanabisi të mbjella në vazo që kishin arritur lartësinë nga 90 deri në 120 cm. Ndërkohë, në proces tharje janë sekuestruar edhe rreth 100 bimë të tjera.
/a.r
#Shtëpia #barit #në #Selitë #lirohen #specialistët #OSHEE #në #kërkim #organizatori
Java News