Life Style

FOTO/ Vajza e Eminem zbulon gjininë e bebit të saj në mënyrën më të veçantë…

Para pak ditësh reperi i njohur, Eminem ka njoftuar se vajza e tij Hailie është shtatzënë.

Reperi 51-vjeçar e bëri njoftimin e ëmbël përmes projektit të muzikor “Temporary”. Hailie Jade Mathers ka zbuluar së fundmi se është në pritje të një djali me bashkëshortin e saj Evan McClintock.

Lajmi emocionues u bë i ditur për herë të parë në videoklipin e babait të saj por dhe Hailie e konfirmoi atë në podcastin e saj “Just A Little Shady”. Gjatë emisionit, ajo hodhi një tullumbace të mbushur me konfeti blu dhe ndau lajmin e gëzueshëm:

“Është djalë! Edhe ne jemi shumë të emocionuar.”

Videoja muzikore e Eminem-it shfaqi një sërë klipesh nga jeta e tyre, duke përfshirë një moment prekës ku Hailie i jep babait të saj një bluzë blu me “Gjyshi 1” të shkruar në anën e pasme, si dhe fotografinë e ekos së saj. Ajo më vonë postoi edhe një foto në Instagram së bashku me bashkëshortin e saj.

#FOTO #Vajza #Eminem #zbulon #gjininë #bebit #të #saj #në #mënyrën #më #të #veçantë

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button