Policia kontrollon 36 lokacione në Prishtinë për vepra të ndryshme penale, ja çfarë u sekuestrua

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme në Prishtinë, për veprat penale “Keqpërdorimi i pozitës zyrtare”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Ushtrimi i kundërligjshëm i veprimtarisë mjekësore dhe farmaceutike”.
Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar tri pistoleta, gjashtë armë të gjata, 589 fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, dy shtëpiza kompjuteri, shtatë DVR dhe dokumente të ndryshme.
Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar të cilët me vendim të prokurorit janë liruar.
“Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, kanë kontrolluar 36 lokacione të ndryshme me dyshime për veprat penale të lartë-cekura. Si prova materiale janë gjetur dhe sekuestruar: tri pistoleta, 6 copë armë të gjata, 598 copë fishekë të kalibrave të ndryshëm, një telefon, 2 shtëpiza kompjuteri, 7 DVR dhe dokumente të ndryshme. Lidhur me rastin janë intervistuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët me vendim të prokurorit janë liruar, rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raportin e policisë.
#Policia #kontrollon #lokacione #në #Prishtinë #për #vepra #të #ndryshme #penale #çfarë #sekuestrua
gazetablic.com