Aktualitet
Protestojnë serbët në veri, kërkojnë lirimin e Arsenijeviqit

Një protestë ka nisur të enjten para stacionit policor në veri të Mitrovicës, ku dhjetëra qytetarë serbë po kërkojnë lirimin e liderit të Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq.
Arsenijeviq, i cili u arrestua të mërkurën pasi fishkëlleu me bilbil kundër vizitës së zyrtarëve kosovarë në shëtitoren e Mitrovicës, është ndaluar për herë të pestë në më pak se dy muaj, sipas raportimeve nga “Kossev”.
Zakonisht, ai lirohet pas intervistimit, por këtë herë është ndaluar për një periudhë 48-orëshe.
Në protestë merr pjesë edhe kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek.
#Protestojnë #serbët #në #veri #kërkojnë #lirimin #Arsenijeviqit
gazetablic.com