Aksident i rëndë në Nekoc të Drenasit, lëndohet një person

Mëngjesin e sotëm ka ndodhur një vetaksident trafiku në fshatin Nekoc të Drenasit.
Si pasojë e këtij vetaksidenti, një person ka marrë lëndime trupore dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor.
Lajmin e ka konfirmuar për “Gazeta Blic” zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Rreth orës 08:30, është pranuar informata për një vetaksident trafiku rrugor të ndodhur në fshatin Nekoc. Deri më tani bëhet e ditur se në këtë vetaksident është përfshirë një automjet dhe për pasojë vozitësi është lënduar dhe i njëjti është dërguar për trajtim mjekësor. Njësia rajonale e trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij vetaksidenti”, tha Ahmeti për “Gazeta Blic”.
#Aksident #rëndë #në #Nekoc #të #Drenasit #lëndohet #një #person
gazetablic.com