VIDEO / Xhelal Mziu shtyn Milva Ekonomin, reagon Peleshi: Thirrini arsyes dhe…
Kryetari i Grupit te PS, Niko Peleshi, ka ndare pamjet nga dita e sotme ne Kuvend ku deputetja Milva Ekonomi eshte penguar te marre pjese ne nje komision.
Sipas Peleshit, kane qene Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa ata qe kane cenuar deputeten socialiste.
Reagimi:
Pas përpjekjeve të dhunshme të PD për të penguar punimet e seancës plenare dhe sulmet me molotov ndaj institucioneve, sot është tejkaluar çdo kufi me cenimin fizik të deputetes së mazhorancës, Milva Ekonomi, nga deputetët e përjashtuar të opozitës, Xhelal Mziu dhe Ina Zhupa. Opozita po tenton të sjellë krizën e vet edhe në Kuvend. Dhuna ndaj deputetëve, stafit të Kuvendit, Gardës apo Policisë është absolutisht e papranueshme dhe e dënueshme.
I bëjmë thirrje deputetëve të Partisë Demokratike të rikthehen në rrugën e arsyes dhe të dialogut. Dhuna dhe përpjekjet për të bllokuar punën e Kuvendit nuk i shërbejnë as qytetarëve, as demokracisë.
#VIDEO #Xhelal #Mziu #shtyn #Milva #Ekonomin #reagon #Peleshi #Thirrini #arsyes #dhe..
Java News