“Mesazhet janë të manipuluara”, Bardhi reagon pas njoftimit të SPAK: Të zbulohen autorët e sajesave

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, tha se SPAK duhet të zbulojë autorët që kanë manipuluar mesazhet, pasi Prokuroria e Posaçme ka njoftuar sot se nga verifikimet e deritanishme, bisedat e kryera nëpërmjet SKY/ECC janë manipuluar duke sajuar biseda të pavërteta.
“E kam thënë që kur kam dalë nga SPAK-u, prokurorët më konfirmuan se bisedat janë të sajuara. Sot, fatmirësisht, Prokuroria e Posaçme e ka konfirmuar këtë përmes një njoftimi zyrtar. Pa dyshim që ka politikanë të lartë të mazhorancës, të cilët njihen për lidhjet e tyre me krimin dhe janë në dosjet e SPAK-ut. Kishte një tentativë të orkestruar pas seancës ku kryeministri u përball me përgjimet reale të Sky, për të bërë pis cilindo që thotë të vërtetën. Nuk mund të fshihen lidhjet e Edi Ramës me krimin e organizuar duke sajuar mesazhe dhe duke i transmetuar ato në media si mesazhe të vërteta”, tha Bardhi.
/a.r
#Mesazhet #janë #të #manipuluara #Bardhi #reagon #pas #njoftimit #të #SPAK #Të #zbulohen #autorët #sajesave
Java News