Joseph, Serbisë: Jeni me fat që e keni fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit

Profesori amerikan Edward Joseph tha se Ballkani Perëndimor është aktualisht një rajon i paqëndrueshëm, por se problemet, përfshirë Kosovën, nuk janë “afërsisht” aq të vështira dhe të pazgjidhshme sa në Lindjen e Mesme.
Joseph, duke folur në forumin “Zgjedhjet Presidenciale Amerikane 2024 – Me rëndësi vendimtare për hemisferën perëndimore dhe Serbinë”, që u organizua në Beograd, tha se serbët duhet të jenë të lumtur që e kanë fqinj Albin Kurtin e jo liderin e Hamasit, Yahya Sinwar.
“Duhet të jeni të lumtur që fqinji juaj është (kryeministri i Kosovës) Kurti dhe jo Yahya Sinwar dhe të çmendurit e tjerë atje”, tha Joseph në një lidhje online në forumin që u organizua në Beograd.
#Joseph #Serbisë #Jeni #fat #që #keni #fqinj #Albin #Kurtin #liderin #Hamasit
gazetablic.com