Përfshihet nga flakët Komisariati të Shijakut, Policia: Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm!

Përfshihet nga flakët Komisariati i Policisë së Shijakut, Policia: Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm!
Komisariati i Policisë së Shijakut është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të shtune.
RTSH raporton se zjarri ka nisur në katin e dytë të godinës.
Dyshohet se shkak i zjarrit është bërë një shkëndijë elektrike në kompjuterin e zyrës së një inspektori.
Policia njofton se në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse të cilat kanë bërë të mundur izolimin e menjëhershëm të zjarrit duke mos lejuar përhapjen me tej.
“Në zyrë nuk ka asnjë dokument të rëndësishëm dhe është verifikuar gjithçka çfarë ka pasur brenda zyrës inspektori”, bëhet e ditur në njoftimin e policisë.
#Përfshihet #nga #flakët #Komisariati #të #Shijakut #Policia #Në #zyrë #nuk #asnjë #dokument #të #rëndësishëm
Java News