VIDEO/ I vetëm përpara portierit, Myrto Uzuni humb rastin e pastër te Granada, topi del jashtë –

Myrto Uzuni ka marrë shiritin e kapitenit te Granada, teksa pas rënies së kësaj skuadre nga La Liga, futbollisti shqiptar është bërë më i rëndësishmi i skuadrës. Një shirit kapiteni për të vlerësuar kontributin e tij në sezonet e shkuara, por njëkohësisht edhe për të vlerësuar qëndrimin e tij dhe faktin se nuk u largua në merkato.
Megjithatë Uzuni po vuan disi dhe nuk po e rigjen shkëlqimin e dikurshëm te Granada. Aktualisht kjo skuadër po përballet kundër Mirandes, ndërsa Uzuni është titullar. Në minutën e 46 të takimit, Myrto ka humbur një shans të artë teksa i vetëm para portierit, nuk ka koordinuar dot goditjen e tij. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
#VIDEO #vetëm #përpara #portierit #Myrto #Uzuni #humb #rastin #pastër #Granada #topi #del #jashtë
SportExpress