Shënoi golin e parë në Champions dhe më pas la fushën i dëmtuar, Gjimshiti rrezikon ndeshjet me Kombëtaren –

Berat Gjimshiti shënoi sot golin e tij të parë në karrierë në Champions League. Por buzëqeshja e tij zgjati deri në fundin e pjesës së parë. Me nisjen e fraksionit të dytë të lojës, mbrojtësi shqiptar u pa të qendronte në pankinën e rezervave.
Gasperini e nxorri përpara kohe jashtë fushës, për shkak të një lëndimi që Gjimshiti pësoi gjatë ndeshjes. Sipas Gianluca Di Marzio-s, 31-vjeçari ka ndjerë një shqetësim në ijën e tij të majtë. Në orët në vazhdim pritet të mësohet edhe shkalla e dëmtimit të Berat Gjimshitit, si dhe koha që do t’i duhet për t’u rekuperuar. Megjithatë, ndeshjet e Kombëtares janë më pak se 10 ditë larg, duke vënë në pikëpyetje grumbullimin e kapitenit me kuqezinjtë./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
#Shënoi #golin #parë #në #Champions #dhe #më #pas #fushën #dëmtuar #Gjimshiti #rrezikon #ndeshjet #Kombëtaren
SportExpress