Aktualitet

Mbyllja e Klan Kosova, gazetari i njohur zbardh arsyen e fortë për ‘kyçjen’ e televizionit

Me urdhër të Ministrisë së linjës, po mbyllet Klan Kosova në Prishtinë. Si dhe ndaj saj është bërë edhe një kallëzim penal.

Por si ka nisur kjo histori? Gazetari Berat Buzhala i ftuar në emisionin Opinion në Tv Klan, ka shpjeguar se pronari i Klan Kosovës është një shqiptar i Kosovës i cili ka dhe pasaportë të Serbisë.

E në regjistrimin e Klan Kosovës si biznes, në dokumentin zyrtar shtetëror shkruhet Serbia.

“Klan Kosova është regjistruar në Maqedoni sepse operojnë edhe në Maqedoni. Ai që e ka regjistruar Klan Kosovën në Maqedoni ka pasaportën e Serbisë, është shqiptar i Kosovës. Te baza e të dhënave shkruan aty “Gjakovë-Gjakovica”, Serbia. Ai e ka marrë atë dokument, ka shkuar në Agjencinë Rregullatore për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë edhe e ka regjistruar dhe në Kosovë. Ata ja kanë regjistruar në Kosovë. Qeveria thotë kemi ngritur kallëzim penal se si është e mundur të regjistrohet një biznes në Kosovë ku shkruan Serbia. Ata i kanë ne na ka regjistruar Agjencia. Nëse ke problem, e ke me Agjencinë që më ka toleruar mua të regjistroj biznesin. Ajo (ministrja) thotë kemi ngritur kallëzim penal edhe thotë do ta pezullojmë deri kur të zbardhet rasti”, u shpreh Berat Buzhala.   

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button