Aktualitet
Sulmohet një grua në Gjakovë, arrestohet i dyshuari

Një gjakovare ka raportuar në polici se është sulmuar fizikisht nga një burrë.
Në raportin e policisë thuhet se viktima pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhri mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
“Është raportuar se viktima femër kosovare është sulmuar fizikisht nga i dyshuari mashkull kosovar. Lidhur me rastin viktimës pas trajtimit mjekësor i është lëshuar urdhri mbrojtës, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.
//
#Sulmohet #një #grua #në #Gjakovë #arrestohet #dyshuari
gazetablic.com