Aktualitet

Studimi befasues: Këto janë vitet e jetës kur njerëzit janë më të lumtur

Shpesh, nostalgjia na kthen pas në vite dhe për shumë prej nesh, mosha rreth adoleshencës apo të njëzetave është ajo plot emocione, më e shkujdesura dhe pa shumë përgjegjësi. Të jemi të sinqertë, ato kanë qenë vite që kanë kulmuar edhe në aspektin fizik, apo jo? Por, nuk ka vend për trishtim apo pezimizëm! Fakti që mund të mos jeni më 20 vjeç nuk do të thotë se nuk jeni më të lumtur dhe nuk keni një jetë tuajën.

Të paktën, sipas një studimi të fundit që është publikuar në “Social Indicators Research” dhe që zbulon se vitet më të lumtura në jetën e njerëzve janë në fillim të tridhjetave, veçanërisht midis moshës 30 dhe 34 vjeç.
Ky përfundim erdhi pas studimit të udhëhequr nga profesori spanjoll i ekonomisë, Begoña Álvarez, i cili anketoi qindra persona rreth moshës 50 vjeç nga 13 shtete të ndryshme të botës. Pjesëmarrësve iu kërkua të reflektonin se kur ndiheshin më të lumtur, qoftë në fëmijëri, adoleshencë apo moshë madhore.

Pas analizimit të rezultateve, studiuesit zbuluan se shumica e të anketuarve theksuan se të tridhjetat e tyre ishin kulmi i lumturisë. Përfundimi, sipas profesorit spanjoll, lidhet me faktin se kjo moshë, mes 30 deri 34 do të thotë një konfirmim më i plotë nga ana profesionale, private, të ardhura më të mira, familje, fëmijë etj.

Por, ky studim nuk do të thotë se lumturia vjen vetëm në të tridhjetat tuaja. Siç dihet, jeta ka uljet dhe ngritjet e veta.

Ju mund të jeni po aq të lumtur në të njëzetat, të tridhjetat ose të dyzetat tuaja. Nëse ne të gjithë do ta përjetonim jetën në të njëjtën mënyrë, bota do të ishte tejet e mërzitshme.

E për ata që kanë frikë të mbushin 30 vjeç, merreni këtë si një shenjë pozitive!

#Studimi #befasues #Këto #janë #vitet #jetës #kur #njerëzit #janë #më #të #lumtur
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button