Aktualitet

Të gjithë janë të lumtur me Salianjin në qeli

Nga Ardit Rada

Ervin Salianji ka tentuar të përdorë precedentin e dënimit me burg për shpifje, për t’i thënë opinionit publik se është viktimë e kundërshtarit politik. Bashkë me këtë rast, kundërshtarët e tij të vjetër publik në studiot televizive kanë nisur që mbrëmjen e djeshme t’i zbusin reagimet qendrimet duke u shprehur se kjo masë është e ekzagjeruar. Në fakt hipokrizia apo zbythja para faktit duhet ndare nga ajo që kërkon realisht opinion. Sepse të gjithë jemi viktima verbale të debatit të ashpër politik që shpesh agravon në fantazi ku askush nuk mban përgjegjësi për ccfarë thotë. E shprehur ndryshe, populli ka dashur t’i shohë me kohë në burg të gjithë ata që janë fshehur pas ligjeve se nga foltorja e Kuvendit apo e partisë mund të thuash ccdo gjë pa mbajtur përgjegjësi.

Këtë kanë bërë kryesisht Ilir Meta dhe Sali Berisha që në momente të ndryshme kanë bërë thirrje për armatosje të popullit dhe vrasje të uniformave blu apo inspektorëve të shtetit. Këtë bënte Basha dikur që nxiste ccadren të dhunonte administratën publike e kështu me radhë. Të gjitha këto deklarata që për ndonjërin janë të harruara, në momentet që janë shprehur kanë tronditur jo pak njerëzit duke ngjallur pasiguri, depresion e neveri ndaj politikës.

Sot Ervin Salianji po përdoret për herë të dytë nga Sali Berisha. Njëherë me tentativën për të inkriminuar ish-ministrin e Brendshëm dhe këtë herë duke ia mbushur mendjen se duhet të bëjë burgun. Ose PD ka nevojë për një hero të ri pas hekurave pasi dështoi të ngjallë ndonjë frymë me Berishën, ose mbështetja e madhe për të cilën flet Salianji realisht nuk ekziston. Pra në 24 orët e fundit, jo vetëm që partia nuk po i ofrohet ta mbrojë brenda selisë, por të pesta herët që ai ka vajtur në seli, s’i ka shkuar në mbështetje askush në oborrin e PD.

E vetmja gjë e guximshme që Salianji ka thënë sot para arrestimit në konferencën LIVE ishte guximi i tij për t’u përballur me ccdo mjet me armikun. Dhe realisht e kemi parë sesi mori shkopin e bejsbollit në dorë kundër Sali Berishës kur ky i fundit ngriti dorë kundër godinës dhe njerëzve të partisë së tij.

Deklarata ku ccalon sinqeriteti i tij është ajo se s’do përkulet kurrë para kundërshtarit. Ka kohë që Salianji i është përkulur Berishës duke harruar se kur i përkulesh dikujt, i ke kthyer të ndenjurat një tjetri. Në rastin konkret, fatmirësisht dinjitetit të tij dhe jo ndonjë personi fizik.

#Të #gjithë #janë #të #lumtur #Salianjin #në #qeli
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button