Sport

19 vjeç, i ngjason Luka Modriç dhe po i besohet në Kroaci si titullar, ky është Fetai i Shqipërisë –

Në mesin e disa talenteve të Shqipërisë U-21 ndodhet edhe Feta Fetai. Emrat e futbollistëve premtues të Shpresave morën një jehonë më të madhe pasi arritëm të fitonim kundër Zvicrës U-21 në transfertë. Këtë herë do të ndalemi më shumë te Fetai.

Ky lojtar premtues është pjesë e Lokomotivës së Zagrebit. Vetëm 19-vjeç dhe të gjithë e krahasojnë me Luka Modric në Kroaci. Pikësëpari nga pamja fizike, por edhe pak nga karakteristika e lojës pasi Fetai ka ende shumë rrugë përpara për të mbajtur mbi shpatulla emërtimin: “Modriç i ri”. Por në këmbët e këtij djaloshi ka shumë potencial.

?

Lajmi i mirë është se në dy ndeshjet e fundit që Lokomotica e Zagrebit ka luajtur në kampionat, Fetai ka luajtur jo vetëm si titullar, por nuk është larguar nga fusha. Në ndeshjen e kaluar kundër Istrës, atje ku Lokomotiva fitoi 0-2 në transfertë, Fetai gaboi duke shkaktuar penallti në minutat e fundit.

Për fat të mirë penalltia u ekzekutua keq nga kundërshtari dhe ky gabim nuk kushtoi aspak. Trajneri i besoi sërish Fetait edhe në ndeshjen kundër Osijek, me 19-vjeçarin që e ngriti nivelin e tij, përtej humbjes së pësuar në shifrat 0-1. Duket se Lokomotiva do vazhdojë t’i besojë Fetait edhe në të ardhmen për ta shitur dhe për të fituar sa më shumë para prej tij. Ndërkohë këto minuta në elitën e Kroacisë e rrisin jo pak 19-vjeçarin që përgatitet dita-ditës për Kombëtaren A. /Sport Ekspres/

#vjeç #ngjason #Luka #Modriç #dhe #besohet #në #Kroaci #titullar #është #Fetai #Shqipërisë
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button