Aktualitet

Sot i jepet lamtumira e fundit, “të fshehtat” e funeralit të Silvio Berlusconi-t

Italia në zi kombëtare. Mijëra vetë do t’i japin sot lamtumirën Silvio Berlusconit, në një ceremoni që do të mbahet në orën 15:00 në Katedralen e Milanos, në një funeral shtetëror.

Për 3 ditë me radhë, flamujt janë valëvitur në gjysmështizë në të gjitha ndërtesat publike dhe në ambasadat e saj jashtë vendit.

Trupi i Silvio Berlusconit, sipas vendimit të autoriteteve, nuk u vendos në pelegrinazh publik sepse sipas tyre, do të ishte e pamundur të kontrollohej në pak orë, pjesëmarrja e lartë e qytetarëve.

Silvio Berlusconi vdiq mëngjesin e të hënës në moshën 86-vjeçare. Funerali i sotëm pritet të ndiqet nga miliona njerëz në mbarë botën e në të do të marrin pjesë zyrtarët më të lartë shtetërore italianë dhe europianë.

Ndërsa deri mëngjesin e sotëm, me mijëra kanë qenë qytetarët që kanë shprehur ngushëllimet e tyre pranë vilës së familjes duke vendosur foto e kurora me lule.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button