Ancelotti: “Veç referi mund të na tregojë pse Modric u ndëshkua me të verdhë – ai mund të flas si kapiten”

Real Madrid ka mposhtur 3:2 Alaves në ndeshjen e xhiros së 7-të të kampionatit spanjoll dhe kështu ka arritur fitoren e pestë të sezonit në ligë. Kampionët në fuqi kryesuan 3:0 deri në minutën e 85-të dhe më pas e komplikuan situatën duke pësuar dy gola në dy minuta. Luka Modric luajti për Realin nga minuta e 69-të dhe në minutën e 96-të mori karton të verdhë.
Pikërisht ky karton për kapitenin e Real Madridit, ka habitur trajnerin e madrilenëve, Carlo Ancelotti.
Lojtarët e Real Madridit kryen shtatë faula ndaj Alaves dhe morën katër kartonë të verdhë. Nga ana tjetër, arbitri nuk i ka bërë asnjë vërejtje ekipit mysafir, i cili ka bërë dhjetë faula.
“Rregullat kanë ndryshuar, ne duhet të mësohemi. Asgjë më shumë. Nuk e kemi bërë akoma. Marrim kartonë të verdhë për protesta. Duhet të ndalojmë së bëri këtë dhe kaq. Pavarësisht nëse është e drejtë apo jo, ne duhet të mësohemi me rregullat e reja”.
Ajo që e befason Ancelottin është se si ka mundësi që për të njëjtën gjë të ketë marrë karton të verdhë Modric, i cili si kapiten, sipas rregullores, lejohet të flasë me arbitrin.
“Është e vështirë t’i përgjigjemi kësaj. Ai është kapiten, ai ka të drejtë të flasë me arbitrin. Nëse e ka marrë për shkak të kësaj… Vetëm një person ka përgjigjen për këtë pyetje. Është arbitri,” tha Ancelotti.
/ Sport
#Ancelotti #Veç #referi #mund #të #tregojë #pse #Modric #ndëshkua #të #verdhë #mund #të #flas #kapiten
gazetablic.com