Kishte pirë shumë në festivalin e birrës në Gjermani, portieri legjendar i Arsenalit shoqërohet në polici

Portieri veterani i Topçinjve, Jens Lehmann u fotografua duke festuar në festivalin e madh të birrës bavareze, në Mynih të dielën. Gjermani 54 vjeçar, më pas u shoqërua nga policia jashtë festivalit të birrës, pasi ishte në gjendje të dehur dhe kundërmonte erë alkooli, raporton e përditshmja gjermane Bild.
Testet e alkolit nuk arritën të bëheshin pasi ish-futbollisti nuk ishte në gjendje ti frynte dhe në vend të kësaj u dërgua në një stacion policie për teste të mëtejshme.
Atij i është konfiskuar patenta e shoferit, ndërsa policia vijon hetimet për rastin. Lehmann u fotografua më herët me një fustan tradicional bavarez me një birrë, i rrethuar nga shoqëria në festival. Ish-portieri i kombëtares gjermane i cili doli i treti në Kupën e Botës 2006 me Gjermaninë është përballur me një sërë telashe me policinë gjatë viteve të fundit.
Në dhjetor 2023, ai u gjobit me 400,000 euro nga Gjykata e qarkut Starnberg, në Bavari, për shkak se dëmtoi garazhin e një komshiut me sharrë me zinxhir për të parë më mirë liqenin Starnberg.
#Kishte #pirë #shumë #në #festivalin #birrës #në #Gjermani #portieri #legjendar #Arsenalit #shoqërohet #në #polici
gazetablic.com