Sport

Trajneri i Partizanit telefonon Grezdën, të kuqtë kërkojnë edhe “rraketën” e Kombëtares

Zoran Zekic ka nisur tashmë nga puna te Partizani. Champions League nuk pret dhe trajneri kroat synon që sa më shpejt të ketë të plotë skuadrën dhe në ekip të afrohen lojtarë që kanë eksperiencë dhe që  bëjnë diferencën në ekip.

Shumë emra përfliten, teksa disa prejt tyre janë konkret. Eroz Grezda është dëshira e vjetër e të kuqve dhe me ardhmjen e Zekic tashmë duket më afër. Dyshja kanë bashkëpunuar së bashku në Kroaci te Osijek dhe tashmë pritet të bashkojnë forcat sërish.

Nga shtypi i shkruar bëhet me dije se Zekic ka telefonuar personalisht Grezdën për të biseduar mes tyre një transferim te Partizani. Marrëdhënia e mirë që dyshja kanë së bashku e afron sulmuesin më afër të kuqve, ndërsa bisedimet janë në fazë të avancuar.

Por jo vetëm kaq. Champions League kërkon lojtarë të një kalibri të lartë dhe drejtuesit janë vënë tashmë në ndjekje të një tjetri futbollisti të kombëtares. Bëhet fjalë për Odise Roshin. “Rraketa” kuqezi kthehet në  një objektiv në kryeqytet. Fieraku ka edhe një vit kontratë me Sakaryaspor dhe mbetet për tu parë se çfarë do të ndodhë mes palëve.

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button