Sport

E dija se diçka e madhe do të vinte… –

Tingëllon e pabesueshme, por në Kupën e Botës 2022, Cristiano Ronaldo ishte i vetmi lojtar që u shfaq pa klub në atë kohë. Rastësisht përpara udhëtimit në Katar, Cristiano Ronaldo ndërpreu kontratën me Manchester United pas disa incidenteve me trajnerin Ten Hague.

Portugezi më pas shkoi në Arabinë Saudite dhe nënshkroi për Al-Nassr dhe kjo ishte si një shkas për largimin e më shumë yjeve në këtë vend. Partnerja e portugezit, Georgina Rodriguez, zbuloi detaje të reja në sezonin e fundit të serialit “Unë jam Georgina”.

“Kur Cristiano më tha se do të luante për Al-Nassr, u lehtësova shumë. Sepse me të vërtetë doja të largohesha nga Manchester,” tha ajo. Edhe pse për shumë një lëvizje dhe ndryshim i tillë do të ishte shumë stresues, për çiftin më të famshëm në botë gjithçka ishte thjesht një sfidë e re e bukur:

“E dija se diçka e madhe ishte në të ardhmen tonë. Ne ishim shumë të emocionuar për të shkuar në Arabinë Saudite”, u shpreh Georgina. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

#dija #diçka #madhe #të #vinte..
SportExpress

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button