Kastrati me emocion kujton Fehmi Lladrovcin
Sot mbushen 26 vjet nga rënia heroike e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Fehmi Lladrovci dhe bashkëshortes së tij, Xhevë Krasniqi-Lladrovci, po ashtu njëra ndër luftëtarët e para të UÇK-së.
E në këtë datë, edhe deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës [PDK], Ardian Kastrati ka kujtuar rënien e tyre heroike me “emocion”, duke postuar një video të luftës, ku Fehmi Lladrovci shihet duke thënë se ” më e shtrenjtë liria se jeta”.
“E tha me pak fjalë e me buzëqeshje Fehmi Lladrovci : Gjithcysh, edhe me dëshirën më të madhe do e jepja jetën. Më e shtrenjtë është Liria se Jeta”.
……dhe shumë shpejt pas kësaj interviste i buzëqeshur me bashkëshortën e tij Xhevë Lladrovci e dha jetën në luftë të drejtëpêrdrejtë me forcat serbe…aty diku mes Gllanasellës e Dobrashevcit të Drenicës, në rrënzën e Olimpit të UÇK-së – Çyçavicës”, shkroi Kastrati.
#Kastrati #emocion #kujton #Fehmi #Lladrovcin
gazetablic.com