Aktualitet

Përfitoi 600 mijë euro nga mashtrimi, Apeli jep vendimin për Milena Derajn

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën e sigurisë “Arrest me burg” , për 30-vjeçaren Milena Deraj.

Deraj u arrestua disa javë më parë pasi akuzohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit, 230 mijë euro shoqes së saj dhe 340 mijë euro personave të tjerë.

Deraj, e cila mashtroi shoqen e saj Elira Shyti duke i thënë se paratë që do i merrte asaj do i investonte në bono thesari.

Sipas Shytit, ajo i ka dhënë në total shumën prej 225 mijë eurosh. Shumat e parave janë dhënë në 2 transaksione bankare në një bankë të nivelit të dytë. Herën e parë 47 mijë euro dhe transaksioni i dytë prej 20 mijë euro.

Ndërsa për rastin e Ferracakëve në Shkodër ka qenë vetë Elira Shyti që ka prezantuar Milena Derajn me një person tjetër të njohur të familjes, Afërdita Ferracaku. Pas takimit të parë, 30 vjeçarja Deraj ka bindur Ferracakun se njeh një avokat të mirë për t’i lehtësuar pozitat në gjykatë Hasan, Shyqyri dhe Abedin Ferracakut. Pas disa ditësh, sipas 30 vjeçares, avokati u ka thënë se me provat e mbledhura nga prokuroria në Shkodër të akuzuarit nuk mund të lirohen nga burgu, por me dhënien e 340 mijë eurove, shpëtonin nga burgimi i përjetshëm, duke kërkuar gjykim të shkurtuar.

Pasi është rënë dakord për dhënien e parave, familja Ferracaku e ka mbledhur shumën për 6 muaj dhe ia ka dhënë Milenës në 3 takime të ndryshme. /Sot

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button