Aktualitet

Rama mbledh me urgjencë kryebashkiakët socialistë, zbulohen detaje nga axhenda

Partia Socialiste në fushatën elektorale 2025 do të përfshijë edhe të gjithë kryetarët e bashkive të zgjedhur nën logon e kësaj force politike.

Gazetari Top Channel Muhamed Veliu ka mësuar se pasdrekën e të Martës në Tiranë, do zhvillohet një takim i thirrur nga kryesocialisti Rama me 15 drejtuesit politikë të qarqeve dhe kryetarët e bashkive.

Ky takim do të jetë tërësisht organizativ e porosidhës prej Ramës në të bashkërenduarin e punëve mes drejtuesve politik dhe kryebashkiakëve.

/a.r

#Rama #mbledh #urgjencë #kryebashkiakët #socialistë #zbulohen #detaje #nga #axhenda
Java News

Artikuj të ngjashëm

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button