Vrau dhe groposi 34-vjeçarin në 2018/ Kush është Agron Tufa, që u ekstradua këtë të diel nga Italia

Për 52-vjeçarin shqiptar, Agron Tufa, i dënuar me 30 vjet burg për vrasje ka ardhur ora për t’u përballur me drejtësinë shqiptare.
Pas disa vitesh në arrati, Tufa u gjurmua dhe u kap në Itali në janar të këtej viti dhe sot iu dorëzua autoriteteve shqiptare në Rinas.
Gjykata e Krujës e gjeti fajtor atë duke e dënuar në mungesë me 30 vjet burg për vrasjes e Kejsi Hysës në korrik të vitit 2018.
Sipas hetimeve, ka rezultuar se Agron Tufa së bashku me Hysni Ramën kanë ekzekutuar me armë zjarri 34-vjeçarin Kejsi Hysa dhe më pas i kanë djegur trupin viktimës.
Trupi i 34-vjeçarit,Kejsi Hysa, u gjet pas disa ditës i groposur në një parcelë, pranë lumit në Nikël.
Ngjarja e rëndë, e cila tronditi Niklën ndodhi më 5 korrik 2018, brenda një parcele të mbjellë me hashash.
Në atë kohë policia arrestoi për krimin Hysni Ramën ndërsa Agron Tufa arriti të largohej nga Shqipëria.
#Vrau #dhe #groposi #34vjeçarin #në #Kush #është #Agron #Tufa #që #ekstradua #këtë #të #diel #nga #Italia
Java News