Sport
VIDEO/ E la në vend kundërshtarin dhe goditja e fortë, Adrion Pajaziti i shkon afër golit të bukur në debutim –

Adrion Pajaziti kaloi nga ekipi i të rinjëve të Fulham në elitën e Kroacisë, te Gorica. Që në ndeshjen e parë mesfushori shqiptar ka marrë vendin e titullarit. Mesfushori ishte në fushë nga minuta e parë kundër Rijekës, në humbjen 0-1.
Pajaziti doli nga fusha në minutën e 82, duke bërë një ndeshje positive. Në minutën e 22, Adrioni i shkoi shumë pranë golit. Një marrje e bukur e topit që lë në vend kundërshtarin dhe goditja e fortë që pritet nga portieri i Rijekës. Për fatin e keq, sfera nuk shkoi në rrjetë, për një gol që do të ishte i bukur në debutim. /Sport Ekspres/
#VIDEO #në #vend #kundërshtarin #dhe #goditja #fortë #Adrion #Pajaziti #shkon #afër #golit #të #bukur #në #debutim
SportExpress